Ishulli japonez i Shikoku është goditur nga një tërmet me magnitudë 6.4.
Siç shihet edhe në video lëkundja ka qenë e fortë, duke krijuar panik te qytetarët.
BREAKING: MAJOR EARTHQUAKE IN JAPAN WITH 6.4 MAGNITUDE#Japan #earthquake pic.twitter.com/mHDtUIEKW1
— WorldNews (@FirstWorldNewss) April 17, 2024
Pas goditjes nuk ka pasur një raportim për të lënduar apo viktima, ndërsa nuk pritet të ketë as një goditje nga cunami pavarësisht se epiqendra ishte pranë detit.
Duke goditur në një thellësi prej 50 kilometrash, epiqendra ishte në kanalin Bungo, një vijë që ndan ishujt Kyushu dhe Shikoku.
Tronditja sizmike u ndje në një zonë të gjerë të Japonisë perëndimore.