Një tërmet i fortë ka goditur Maqedoninë e Veriut në orën 04:54 të mëngjesit të sotëm.
Tërmeti me magnitudë 5.5 ballë i shkallës Rihter është ndjerë më shumë në rajonin e Tetovës, Gostivarit, Shkupit, por dhe në Shqipëri dhe Kosovë.
Mësohet se epiqendra e tij është në fshatin Leunovë të Mavrovës, 17 kilometra në jug-perëndim të Gostivarit, me një thellësi prej 10 km.
Deri me tani fatmirësisht nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.





