Një lëkundje e fortë tërmeti e mangitudës 6.8 e shkallës Rihter goditi Mindanaon, ishullin më të madh të arkipelagut në Filipine, i shoqëruar edhe nga disa paslëkundje me magnitudë mbi 5. Deri më tani flitet për 4 viktima e disa të plagosur.

Këto pamje janë xhiruar në qytetin Davao, ku u regjistrua edhe epiqendra, në një thellësi prej 30 kilometrash. Mijëra njerëz u dyndën rrugëve për të shpëtuar nga rreziku i shembjes së ndërtesave.

Lëkundjet ishin aq të forta sa këputën telat e shtyllave elektrike. Në rrjetet sociale janë publikuar edhe momentet kur lëkundjet shkaktojnë valë të fuqishme uji edhe në pishina.

Filipinet janë pjesë e zonës më aktive sizmike të botës të njohur ndryshe si “Unaza e zjarrtë” ku bën pjesë edhe Japonia.