Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 ka goditur qytetin Hualien në Taivan.

BBC raporton se nga tërmeti i fortë janë rrëzuar disa ndërtesa të larta, ndër të cilët edhe një hotel në bregdetin perëndimor të Taivanit.

Nuk ka ende raportime për viktima apo të lënduar, por për dëme të mëdha materiale në rrugë dhe ndërtesa.

Raportohet se epiqendra e tërmetit ka qenë 20 kilometra në brigjet lindore të ishullit.