Tërmeti i fortë që goditi ishullin Lesbos pak ditë më parë ka shkaktuar zhvendosjen me 4.4 centimetra nga ishulli tjetër Chios.

Kështu kanë bërë të ditur shkencëtarët pas tërmetit 6.1 ballë që goditi ishullin Lesbos.

Duke folur për gazetën greke “Ta Nea”, drejtori i kërkimeve në Observatorin Kombëtar të Athinës, u shpreh se dy ishujt janë larguar nga njëri-tjetri me 4.4 cm. Sipas shkencëtarëve, lëkundjet e forta sizmike janë shkaktari i zhvendosjes së ishullit.

Nga tërmeti 6.1 ballë, u shkaktuan shumë dëme në banesa. Nga të dhënat e regjistruara, 645 ndërtesa janë deklaruar të pabanueshme.