Një tërmet me magnitudë 7.3 ballë ka tronditur rajonin kufitar verior ndërmjet Iranit dhe Irakut, duke vrarë të paktën 207 persona dhe duke plagosur më shumë se 2500 të tjerë.
“BBC” raporton se të paktën 164 njerëz vdiqën në provincën perëndimore të Kermanshah të Iranit, thanë zyrtarët për mediat shtetërore. Ndërkohë qe ekziston frika se numri i të vdekurve mund të rritet.
Tërmeti shkaktoi panik dhe frikë te banorët të cilët lanë shtëpitë e tyre dhe dolën në rrugë.
Xhamitë në kryeqytetin irakian Bagdad kanë transmetuar lutje përmes altoparlantëve.
Shefi i shërbimeve emergjente të Iranit, Pir Hossein Koolivand tha për televizionin iranian “Irinn” se shumica e viktimave ishin në qytetin Sarpol-e Zahab, rreth 15 km larg kufirit.