Është rikthyer paniku i tërmeteve në qytetin e Korçës, këtë mëngjes.

Një lëkundje e fuqishme me magnitudë 5.2 i shkallës Rihter ka tronditur qytetin juglindor, në orën 06:25. Raportohet se epiqendra e tërmetit ka qenë në Boboshticë, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në zonat përreth.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në shumë qytete të tjera, si në Tiranë, Elbasan, Gjirokastër, por edhe në Greqi e Maqedoninë e Veriut.