Greqi, 5 prill 2014 – Një tërmet me magnitudë 5.7 ballë është regjistruar në Greqinë jugore rreth orës 23:08 me orën lokale. Sipas Mbrojtjes Civile të shtetit helen, epiqendra e tërmetit ishte 29 km në juglindje të ishullit Hidra, 89 km në jug të Athinës. 

Si pasojë e tërmetit nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale, ndërsa policia dhe zjarrfikësja po monitorojnë situatën në Hidra, për dëme të mundshme. 

Shumë njerëz dolën nga banesat e tyre si pasojë e lëkundjeve të forta, tw zwnw nga paniku, se lwkundja e fuqishme mund tw pasohej nga tw tjera. Tërmeti u ndje në Kretë, dhe në disa pjesë të Italisë jugore. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/