SHBA, 29 mars 2014 – Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë ka tronditur zonën e Los Angelosit në jug të Kalifornisë, ka bërë të ditur instituti amerikan i Mbikëqyrjes Gjeologjike. Në fillim lëkundja sizmike u përcaktua si e forcës 5.3 ballë, por më pas autoritetet e korrigjuan. Tërmeti u regjistrua në 21:10 me orën lokale dhe epiqendra e tij ishte 2 kilometra në lindje të qytetit La Habra. 
Më pas ka pasur edhe lëkundje të tjera, më e forta me magnitudë 4.8 ballë. Lëkundja sizmike ka shkaktuar vetëm dëme materiale, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/