· Spekulimi me të ashtuquajturat “lëkundje”, që “janë ndjerë edhe në disa qytete të tjera përfshirë dhe Tiranën”, teksa ngjarja sizmike ka ndodhur në malet midis Mirditës dhe Lurës
Investigim i “Dyrrah”-ut nga Thanas Mustaqi
TIRANË, 25 mars 2013 – Të luash për komercializëm me fatkeqësitë natyrore, teksa “shiten” si lajme sensacionale spekulimet italo-shqiptare për një tërmet të vogël majë maleve në verilindje të Shqipërisë.
Të dielën, më 24 mars 2013, Departamenti i Sizmologjisë i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit pranë Universitetit Politeknik të Tiranës ka hedhur në sajtin e tij një ngjarje sizmike: më 24 mars 2013 ora 9:57:44, ka rënë një tërmet i lehtë me magnitudë 2.5 në vendin e quajtur Arrë-Mollë në zonën e Mirditës, në koordinatat 41.83 gradë veri, 20.26 gradë lindje, në thellësinë 20 km.
Sikurse shihet, është një tërmet i papërfillshëm dhe si lajm, prandaj dhe Agjencia e lajmeve “Dyrrah” nuk e raportoi.
Por çudia ndodhi të nesërmen (sot), të hënën, më 25 mars 2013, kur sajti “Shekulli Online” njoftoi në orën 9:17: “Tiranë, tërmet me magnitudë 4.4 ballë, s’raportohen dëme”, duke shkruar se “lëkundje të tokës ka pasur mëngjesin e sotëm në Tiranë, rreth orës 08:20 minuta”.
Madje kjo medie shpik një “Institut Sizmologjik”, sipas të cilit, thotë ky sajt, “tërmeti me magnitudë 4.4 ballë i shkallës Rihter e ka pasur epiqendrën 10 km në veri të Kurbneshit, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në disa qytete të tjera përfshirë dhe Tiranën”.
Me sa duket, “Shekulli” ka bërë një përmbledhje të lajmit të transmetuar në orën 9:00 nga sajti italian “Centro Meteo Italiano.it” me titull “Terremoto oggi: intensa scossa di magnitudo 4.4 in Albania”. Media italiane i referohej për këtë tërmet “me intensitet të lartë” me magnitudë 4,4, në veri të Shqipërisë Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (Centre Sismologique Euro-Méditerranéen).
Fantazia e gazetarëve të “Çizmes”, ndryshon thellësinë e tërmetit nga 13 km në 2 km.
Kuptohet se kjo thellësi, sipas sajtit apeninas, bëri që lëkundjet t’i ndjejnë edhe banorë të vendeve fqinje, pasi epiqendra u lokalizua 10 km nga Kurbneshi, 33 km nga Peshkopia dhe 64 km nga Tirana.
Dhe që nga Italia kjo medie e specializuar ka parë se si janë dridhur tavolinat dhe llambadarët dhe dikush ka dalë në rrugë nga frika.
Sajti ka premtuar “për më shumë detaje me kalimin e orëve, por për momentin nuk ka viktima dh e dëme materiale”.
Por dhe aq shumë faj nuk kanë italianët, pasi, ndonëse i referohet njoftimit të 24 marsit të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit për një tërmet me magnitudë 2.5 në thellësinë 20 km, sajti i EMSC-së (European Mediterranean Seismological Center / Centre Sismologique Euro-Méditerranéen) e transferon ngjarjen më 25 mars, forcën e bën 4,3 dhe thellësinë 13 km.
Gjithë kjo rrëmujë informative është investiguar nga “Dyrrahu”, duke paraqitur më poshtë versionet e njoftimeve në sajte.
Versioni on-line i “Shekull-it”
“Tiranë, tërmet me magnitudë 4.4 ballë, s’raportohen dëme
Publikuar më 25.03.2013 ora 9:17
Lëkundje të tokës ka pasur mëngjesin e sotëm në Tiranë, rreth orës 08:20 minuta. Sipas Institutit Sizmologjik tërmeti me magnitudë 4.4 ballë i shkallës Rihter dhe e ka pasur epiqendrën 10 km në veri të Kurbneshit, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në disa qytete të tjera përfshirë dhe Tiranën.
Nuk ka njoftime për dëme materiale, apo njerëz të lënduar.
/Shekulli Online/ Përgatiti: E.L/ http://www.shekulli.com.al/web/p.php?id=19428&kat=95
Versioni on-line i “Centro Meteo Italiano.it”
Terremoto oggi: intensa scossa di magnitudo 4.4 in Albania
25 marzo 2013 – 09:00
Un sisma di forte intensità ha scosso la parte nord dello Stato balcanico dell’Albania
Alle ore 08.20 del 25 Marzo 2013 il Centre Sismologique Euro-Méditerranéen ha segnalato una forte scossa con magnitudo 4.4 sulla scala richter nel nord dell’ Albania. La profondità ipocentrale e stata di soli 2 chilometri facendo avvertire molto bene lo scuotimento agli abitanti dei paesi vicini all’epicentro che é stato localizzato a 10 Km da Kurbnesh, a 33 Km da Peshkopi e 64 Km dalla capitale Tirana.
Delle segnalazioni sono gia pervenute ai centri sismologici dove alcune persone hanno scritto di aver visto i tavoli scuotersi ed i lampadari oscillare e sembra che qualcuno si sia anche riversato lungo la strada per lo spavento. Il territorio é gia da tempo che subisce dei terremoti di media-forte intensità con delle profondità ipocentrali molto superficiali. Maggiori dettagli si avranno con il passare delle ore ma per il momento non risultano danni a persone o cose. http://www.centrometeoitaliano.it/terremoto-oggi-intensa-scossa-di-magnitudo-4-4-in-albania-25-marzo-2013/
Versioni i EMSC (Centre Sismologique Euro-Méditerranéen)
M 4.3 – ALBANIA – 2013-03-25 07:20:58 UTC
Magnitude ML 4.3
Region ALBANIA
Date time 2013-03-25 07:20:58.0 UTC
Location 41.84 N ; 20.07 E
Depth 13 km
Distances:
60 km N of Tirana, Albania / pop: 374,801 / local time: 08:20:58.0 2013-03-25
34 km NW of Peshkopi, Albania / pop: 14,848 / local time: 08:20:58.0 2013-03-25
6 km N of Kurbnesh, Albania / pop: 1,429 / local time: 08:20:58.0 2013-03-25
Source parameters reviewed by a seismologist
More information at: Institute of Geosciences, Energy, Water and Environment Tirana, Albania http://www.emsc-csem.org/Earthquake/earthquake.php?id=309731
Versioni i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit / Departamenti i Sizmologjisë
Data: 24/03/2013
Ora: 09:57:44
M=2.5
Vendi: Arrë-Mollë
41.83° N, 20.26° E
Thellësia: 20 km
http://www.geo.edu.al/newweb/?fq=bota&gj=gj1&kid=20





