Tërmeti i 26 nëntorit nuk kurseu as zyrën e kreut të qeverisë në godinën e Kryeministrisë. Nga fotot e publikuara nga zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Artan Shkreli, duken qartë muret e plasaritura në zyrën e Ramës.
Sipas Shkrelit, salla e hartave po i nënshtrohet rikonstruksionit.
“Kryeministria gjithashtu u troshit nga tërmeti i dt. 26.11.19, dhe në sallën dopio-volum të hartave strukturat mbajtëse pësuan mjaft plasaritje” – thotë Shkreli.





