“Tërmeti i orës 17:03, me një magnitudë 4.3 i shkallës Rihter është në kuadër të tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.”

Kështu ka deklaruar sizmilogu Rrapo Ormeni, që nuk harroi të nënvizonte se lëkundja e sotme nuk ka asnjë rrezik për qytetarët.

“Ishte në vazhden e pasgoditjeve të termetit te 26 nëntorit, që ishte një tërmeti i fortë dhe pasgoditjet vazhdojnë për disa muaj, ku mes pasgoditjeve do të ketë siç ishte kjo me magnitudë 4.3. Janë ecuri normale dhe nuk përbëjnë problem dhe nuk shkaktojnë dëmtime as në zonën epicentrale aq më tepër në periferi.  Është vazhdimi i lëkundjeve që vendi ka përjetuar sepse epiqendra ishte në Durrës. Është në zonën ku kanë ndodhur të gjithë goditjet e tjera”,– tha Ormeni.

“Lëkundjet do të vazhdojnë derisa të vendosen ekuilibrat”,– tha më tej sizmiologu Ormeni.