KROACI- Një tërmet me magnitudë 4,5 ballë u regjistrua gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, më saktë në 5:29 në Kroaci, në rajonin Spalatino-Dalmat. 

Sipas shërbimeve të Institutit Gjeofizik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, (USGS) dhe Institutit Kombëtar Gjeofizik dhe Vullkanik (INGV), hipoqendra e tërmetit u regjistrua në një thellësi prej 10 kilometrash dhe epiqendra ishte rreth 17 kilometra në veri-veriperëndim të qytetit Solin. 

Për momentin nuk ka ende asnjë sinjalizim mbi humbje eventuale në jetë njerëzore apo edhe dëme materiale si pasojë e tërmetit.