Të paktën 53 persona janë konfirmuar të vdekur dhe 62 të plagosur pas një tërmeti të madh që goditi rajonin malor të Tibetit të martën në mëngjes, njoftuan mediat shtetërore kineze.
Tërmeti që goditi qytetin e shenjtë Shigatse të Tibetit rreth orës 09:00 me kohën lokale (01:00 GMT) kishte një magnitudë 7.1 ballë dhe një thellësi prej 10 kilometrash (gjashtë milje), sipas të dhënave nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së, i cili gjithashtu tregoi një seri të pasgoditjeve në zonë.
Lëkundjet u ndjenë edhe në Nepalin fqinj dhe pjesë të Indisë.
Tërmetet janë të zakonshme në rajon, i cili shtrihet në një vijë të thyer gjeologjike.
Shigatse konsiderohet si një nga qytetet më të shenjta të Tibetit. Është selia tradicionale e Panchen Lama, një figurë kyçe e budizmit tibetian, autoriteti shpirtëror i të cilit është i dyti vetëm pas Dalai Lamës.
Qarku Tingri, pranë epiqendrës së tërmetit, është një bazë popullore për alpinistët që përgatiten të ngjiten në malin Everest.