Numri i viktimave ka arritur në 304, ndërsa mbi 1800 janë të plagosur. Kryeministri Ariel Henry tha se po bëhet çdo gjë për të shpëtuar sa më shumë jetë nga rrënojat. “Kemi mësuar se spitalet lokale janë plot sidomos në Les Cayes”.
Tërmeti me magnitude 7.2 të shkallës Rihter goditi perëndimin e vendit të shtunën në mëngjes (me orën lokale) duke shkatërruar ndërtesa përfshi dhe kisha e hotele.
Kryeministri, Ariel Henry, tha se kishte dëme të mëdha në disa zona dhe deklaroi gjëndjen e emergjencës për një muaj.
Ndërkohë që Haiti është ende nuk nuk e ka marrë veten nga tërmeti i 2010.
Epiqendra e tërmetit ishte 12 kilometra nga qyteti i Sait Luois.





