Një tërmet i fuqishëm që goditi Japoninë të hënën në mbrëmje , duke shkaktuar disa valë cunami me lartësi 70 cm, plagosi të paktën 30 persona, tha sot Kryeministri Sanae Takaichi.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) paralajmëroi se tërmeti me magnitudë 7.6 ballë në det pranë prefekturës veriore të Aomorit në orën 23:15 (me orën lokale; ora 16:15 ET) mund të pasohet nga lëkundje të forta pasuese në ditët në vijim.
Kryeministri Takaichi i kërkoi popullsisë të marrë masa për të mbrojtur veten në rast të dridhjeve të mëtejshme.
Agjencia e Menaxhimit të Zjarrfikësve dhe Fatkeqësive në Japoni rekomandoi evakuimin urgjent të 28,000 qytetarëve nga shtëpitë e tyre.
Në Sapporo, qytetin më të madh në ishullin Hokkaido, një gazetar i AFP raportoi se toka u drodh me forcë për rreth tridhjetë sekonda, ndërsa mesazhet paralajmëruese u përhapën pa pushim në telefonat celularë të banorëve.
Pamjet e drejtpërdrejta treguan xhama të thyer të shpërndarë nëpër rrugë. Kur agoi, banorët zbuluan se disa rrugë ishin dëmtuar, pasi bora kishte filluar të mbulonte tokën në zonë.





