Shkon në 10 numri i viktimave në Bangkok, Tajlandë, nga tërmeti me magnitudë 7.7 ballë në Mianmar.
Lajmi është konfirmuar nga zëvendësguvernatori i Bangkokut. Si pasojë e tërmetit mbetën të plagosur edhe 16 persona të tjerë, ndërsa 101 tajlandezë janë larguar nga zona ku ndodhi ngjarja e rëndë.
Numri total i viktimave dyshohet se është rreth 150, përfshirë këtu edhe Mianmarin.