10 persona mësohet se kanë ndërruar jetë nga tërmeti me magnitudë 7.7 ka në Mianmar, pasi një xhami në zonën e Mandalay u shemb.
Mësohet se dhjetëra të tjerë kanë mbetur të bllokuar nën rrënojat e ndërtesës. Dëshmitarët kanë thënë se pjesë të Pallatit Mbretëror historik në Mandalay ishin dëmtuar rëndë.
Në Naypyidaw, kryeqyteti i Myanmar, të lënduarit po ndihmohen nga ambulancat dhe kalimtarët në rrugë dhe po dërgohen në spital.
Goditja u ndje fortë edhe në Bangkok, kryeqyteti i Tajlandës fqinje, ku u shemb një rrokaqiell 30-katësh në ndërtim në zonën e Chatuchak. Këtu 43 punëtorë janë bllokuar nën rrënoja dhe ekipet e shpëtimit po punojnë për t’i nxjerrë të gjallë. Nga shembja raportohet se ka edhe të lënduar.
Kryeministri tajlandez Paetongtarn Shinawatra ndërpreu një vizitë në ishullin jugor të Phuket dhe, pasi mbajti një takim urgjent, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Bangkok.
Tërmetet e cekët si ky janë më të rrezikshëm se ata më të thellët sepse lëshojnë më shumë energji më afër sipërfaqes së Tokës, duke shkaktuar lëkundje më të forta dhe më shumë dëmtime në struktura.
Për shkak të përplasjes midis pllakave euroaziatike dhe indo-australiane, Myanmari është një zonë me një nivel të lartë rreziku sizmik.
Sipas parametrave të tërmeteve të përmbledhura nga Qendra Ndërkombëtare Sizmologjike, afërsisht 140 ngjarje me magnitudë më të madhe ose të barabartë me 3.0 kanë ndodhur në dhe rreth Mianmar çdo vit nga viti 1990 deri në vitin 2019.