Lëkundje tërmeti janë ndjerë mesditën e sotme në qytetin e Librazhdit.

Magnituda llogaritet 3.7 ballë, ndërsa epiqendra në Hotolisht.

Sizmiologu Rrapo Ormeni, në një dalje për mediat, u shpreh se këto janë tërmete të zakonshme për vendin tonë dhe se nuk kanë lidhje me tërmetet që kanë rënë në Turqi.

‘Janë tërmet të zakonshme që bien në vendin tonë. Nuk kanë lidhje me tërmetet e Turqisë, janë tërmete që bien herë pas herë në vendin tonë. Kjo është një ngjarje e zakonshme. Në afërsi të Elbasanit, ka qenë një termet i cekët i zakonshëm. Unë vetë se kam ndjerë. Është tërmet i vogël nuk ka lidhje me Turqinë. As nuk shkaktojnë dëmtime. Janë në zonat aktive të vendit tonë. Janë zona që preken me shpeshtësi nga tërmetet.’- u shpreh Ormeni.

Fatmirësisht nga tërmeti nuk raportohen dëme në njerëz apo dëme materiale.