Presidenti i Parlamentit Evropian, David Sassoli ka reaguar për tërmetin e fuqishëm, që tronditi Shqipërinë pasditen e së shtunës, dhe që vijon ende me postgoditje më të vogla.

Në një postim në “Twitter”, kreu i PE shkruan se është në mbështetje të popullit shqiptar dhe atyre që janë lënduar apo kanë humbur banesat e tyre nga tronditja e fortë.

"Në këto orë të vështira, ne qëndrojmë me popullin shqiptar. Mendimet tona janë me ato që janë lënduar ose kanë humbur shtëpitë e tyre. Evropa është e gatshme të ndihmojë në rimëkëmbjen dhe rindërtimin", shkruan Presidenti i PE.