Ministria e Mbrojtjes ka dalë në një komunikim për mediat lidhur mbi tërmetin e fundit të ndodhur në Shqipërinë e Mesme gjatë orëve të pasdites së sotme, më saktësisht në orën 17.21.
Sipas IGJEUM, bazuar mbi informacionet paraprake lëkundja ishte me magnitude 4.3 të shkallës Rihter dhe me epiqendër në Gjirin e Lalzit.
Ndërkohë në faqen zyrtare, IGJEUM e ka ulur pak magnitudën duke e vendosur 4.2 e shkallës Rihter. Tërmeti është regjistruar në thellësinë 6.2 km





