Tre viktima me origjinë shqiptare janë gjetur nën rrënoja, si pasojë e tërmetit tragjik që goditi më 6 shkurt Turqinë dhe Sirinë.

Mësohet se bëhet fjalë për dy prindërit dhe djali e tyre.

Bilanci i viktimave të tërmetit që goditi dy ditë më parë Turqinë dhe Sirinë vijon të rëndohet. Numri i të vdekurve është të paktën 8,424, sipas zyrtarëve.

Në Siri, 2,530 viktima janë konfirmuar si në zonat e kontrolluara nga qeveria ashtu edhe në rajonet e kontrolluara nga rebelët. Gjithsej 4,654 të lënduar janë raportuar në të gjitha territoret siriane.