Tërmeti shkund Durrësin, vetëm para pak minutash.

Lëkundja e tërmetit zgjoi nga gjumi shumë durrsakë, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ishte ora rreth 02.47, kur u ndjenë lëkundjet e tërmetit, që mendohet të ketë qenë 4.6 ballë, me epiqendër 19 km në veri të Durrësit, me thellësi 82 km.

Ky tërmet është paraprirë edhe nga një lëkundjee tjetër gjatë ditës së martë, në orën 01.24, me magnitudë 2.9 ballë.

Ndërkohë, një lëkundje tjetër e fortë u ndje në orën 21.57 të së henës, me magnitudë 3.6 ballë. me epiqendër në fshatin Shetaj, Durrës.