Një i tërmet i fortë me magnitudë 5.1 ballë ka lëkundur Greqinë mëngjesin e ditës së sotme, ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Shqipëri.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në Trikala në Greqi, por lëkundjet sizmike janë ndjerë në disa qytete në Jug të Shqipërisë, si: Vlorë, Fier, edhe Gjirokastër.

Nga të dhënat e para, nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.