Regjistrohet një lëkundje sizmike 3.6 ballë në Itali. Tërmeti është regjistruar në orën 9.32 të mëngjesit të së dielës në provincën e Modenës.
Sipas Institutit Italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë,të cilit i referohen mediet italiane, tërmeti ndodhi në thellësinë 14 km.
5 minuta pas lëkundjes së parë, në orën 9.37 është regjistruar në të njëjtën zonë një tjetër lëkundje, këtë herë me manjitudë 2.0 ballë.