Një tërmet me magnitudë 4.6 të shkallës Rihter goditi qytetin e Napolit në orën 12:47 të mesditës së së hënës (30 qershor), në zonën detare të Fushave Flegreane, një rajon me aktivitet të lartë sizmik dhe dendësi të madhe popullsie.
Lëkundja është raportuar si më e forta që ka goditur qytetin në 40 vitet e fundit. Banorët e zonës e ndjenë fuqishëm dhe shumë prej tyre dolën nga banesat për shkak të frikës, por fatmirësisht nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar.
Il #terremoto di 4.6 a Napoli ha provocato il crollo del costone di Pennata a #Miseno. Una barca era proprio lì al momento del crollo.(Fanpage) pic.twitter.com/cjnMgQWNG7
— MC (@Virus1979C) June 30, 2025
Autoritetet lokale dhe shërbimet emergjente janë në gatishmëri, ndërsa vlerësimi i situatës vijon.