Presidenti Ilir Meta ka falenderuar Kosovën për ndihmën dhe gatishmërinëe e treguar në këto momente të vështira për Shqipërinë.

Meta ka postuar në Facebook një foto ku duket karvani i Forcave të Ushtrisë së Kosovës që janë nisur drejt vendit tonë, ndërsa shkruan:

“Faleminderit Republikës së Kosovës!”

Tërmeti 6.4 ballë që tronditi Durresin mëngjesin e sotëm ka shkaktuar dëme të mëdha dhe fatkeqësisht viktima.