Krahas ekipeve të shpëtim-kërkimit të cilët kanë ardhur në ndihmë të Shqipërisë së prekur nga tërmeti, në vendin tonë ndodhen edhe shumë gazetarë të huaj.

Mediat ndërkombëtare i kanë kushtuar vëmendje të madhe situatës teksa kanë dërguar prej ditës së djeshme korrespondetët për të ndjekur nga afër gjendjen.

Gazetarët po raportojnë nga Durrësi për mediat e huaja pamjet tragjike që lëkundjet sizmike të mëngjesit të djeshëm lanë pas në qytetin bregdetar dhe në Thumanë, dy vendet më të prekura.

Tërmeti 6.3 ballë i 26 nëntorit, deri më tani ka shkaktuar 29 viktima ndërsa raportohet për 658 persona të plagosur.