Numri i viktimave nga tërmeti shkatërrimtar në Mianmar ka arritur në 1002, ndërsa mbi 2376 persona janë raportuar të plagosur.
Lëkundjet me magnitudë 7.7 ballë goditën vendin të premten në mëngjes, me epiqendrën 16 kilometra në veriperëndim të qytetit të Sagaing dhe një thellësi prej vetëm 10 kilometrash, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA (USGS). Pas disa minutash, një pasgoditje e fuqishme me magnitudë 6.7 ballë e tronditi sërish zonën.
Në Junta, 30 persona rezultojnë të zhdukur, ndërsa edhe Tajlanda fqinje ka pësuar dëme të rënda, me 10 viktima të konfirmuara dhe shembjen e një rrokaqielli për shkak të tërmetit.
Autoritetet vijojnë operacionet e kërkimit dhe shpëtimit, ndërsa situata mbetet kritike.