DURRËS, 23 qershor 2015 – Në mesditën e 23 qershorit 2015 një tërmet tronditi aerodromin ushtarak të Gjadrit në Lezhë.
Rrjeti sizmologjik shqiptar dhe qendra të huaja të tërmeteve kanë regjistruar të mërkurën, më 23 qershor, ora 11:42:23 sipas kohës së Shqipërisë, lëkundje të lehta tërmeti me magnitudë 2, epiqendër në thellësinë 1 km. Kjo dukuri tektonike është lokalizuar në fushën e Zadrimës, 4 km në vijë ajrore nga aerodromi ushtarak i Gjadrit, në afërsi të fshatit Kodhel, në koordinatat 41.91°V, 19.64°L (shih pikën e kuqe në faksimilen e hartës). “Dyrrah”-u mësoi nga burime të Ministrisë së Mbrojtjes dhe pushtetit vendor se nuk pati as viktima dhe as dëmtime materiale. U ndie një farë paniku, i kuptueshëm, mes banorëve afër epiqendrës së tërmetit.
/red. aktual. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





