Një tërmet, me magnitudë 4.4 ballë, sipas shkallës Rihter, është ndjerë edhe në qytetin e Durrësit, pasi epiqendra ishte vetem 7 kilometra larg tij. Epiqendra e tërmetit, i cili goditi rreth orës 15:13 minuta, është regjistruar në Detin Adriatik, rreth 7 kilometra larg Durrësit dhe 35 kilometra larg Tiranës.

Pavarësisht lëkundjeve që u ndjenë, nuk janë raportuar as dëme materiale dhe as panik.