Lëkundje sizmike janë ndjerë në qytetin e Selanikut mbrëmjen e sotme në Greqi.
Sipas mediave greke, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.4 i shkallës Rihter në një thellësi prej 6 kilometra.
Lëkundjet u ndjenë rreth orës 21:05, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet që të ketë persona të lënduar apo dëme materiale.