PRISHTINE,18 tetor 2013 – Aeroporti i Prishtinës ka ndërtuar dhoma të veçanta për lutje; jo vetëm për besimtarët myslimanë, por për të gjitha fetë.
Me një sipërfaqe gjigante, në terminalin e ri mund të gjesh gjithçka. Madje ndërtuesit janë kujdesur edhe për udhëtarët që falen. Në të djathtë të hyrjes së terminalit, janë ndërtuar dy dhoma përballë njëra-tjetrës. Njëra dhomë i është dedikuar besimtarëve myslimanë, e dhoma tjetër përballë saj do të jetë në dispozicion të përkatësive të tjera fetare, ortodoks, katolikë dhe hebrenj. Fillimisht është menduar se në terminalin e ri të Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, është ndarë dhoma e lutjeve vetëm komunitetit mysliman. Këto dyshime u nisën nga një fotografi e publikuar në rrjetet sociale. Shumë njerëz reaguan rreth ndarjes religjioze që sipas tyre turqit kanë bërë pasi janë ata që e kanë ndërtuar terminalin e ri. Si duket shumica u gabuan. Kompania turke “Limak Kosovo” ka ndërtuar gjithsej tri dhoma të lutjeve brenda objektit të ri që do të inaugurohet këtë të mërkurë.
Zëdhënësja e aeroportit Valentina Gara thotë se dhomat janë ndërtuar sipas një praktike që është nëpër të gjitha aeroportet moderne të Europës.
“Janë tri dhoma të ndërtuara. Dy për besimtarët myslimanë pasi dihet që ata falen gratë veç e burrat veç dhe një dhomë tjetër për përkatësitë e tjera fetare”, thotë Gara për Express.
Terminali i ri i Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” pritet të inaugurohet këtë të mërkurë. Në inaugurim do të marrin pjesë kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan, ai shqiptar Edi Rama dhe shumë ambasadorë të shteteve dhe shumë politikanë.
Terminali i ri në Prishtinë,me dhoma lutjeje për besimtarët
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Barazim mes Flamurtarit dhe Teutës në një ndeshje ku ndodh gjithçka, sherr me grushte, braktisje, përmbysje dhe gol në minutën e 97-të!
Dobi: Kisha kohë pa parë gjëra të tilla, pas incidentit u shpërfytyruam!
Biskotat e Krishtlindjes me limon, receta e vjetër me pak përbërës
Gjysma e shqiptarëve jashtë/ Të dhënat e Instat, 2.2 milionë jetojnë jashtë territorit, pjesa më e madhe të rinj





