Policia e Ekuadorit ka arrestuar 7 persona, të cilët bastisën një spital dhe qëlluan me armë zjarri pasi donin të vrisnin një adoleshent i cili po kurohej në spital.
Sipas asaj që shkruan BBC, pjesëtarët e bandës, morën peng infermierët dhe shkëmbyen zjarr me policinë, përpara se të neutralizoheshin. Zyrtarët thanë se të gjithë pengjet u liruan dhe nga ngjarja nuk pati të lënduar.
17-vjeçari, i cili ishte dhe objektivi i bandës, konsiderohej nga kjo e fundit si rival i tyre dhe ndodhej në spital për shkak të ishte plagosur më herët me armë zjarri.
Në videot që qarkullojnë në rrjetet sociale, shihet qartë sesi pjesëtarë të bandës mbajnë armë në duar dhe terrorizojnë punonjësit dhe njerëzit që gjendeshin në spital.
Debo destacar el notable trabajo de la @PoliciaEcuador en el Hospital Napoleón Dávila de Chone. Su intervención logró detener a los 7 delincuentes, liberar 4 rehenes y salvar vidas. Esas son nuestras fuerzas del orden: listas para defender a la ciudadanía. Situación bajo control. pic.twitter.com/2ASdtxjeKV
— Guillermo Lasso (@LassoGuillermo) November 28, 2022
Presidenti i Ekuadorit ka falenderuar publikisht policinë që falë ndërhyrjes së tyre të shpejtë, kanë arritur të shpëtojnë shumë jetë.





