Një skenë terrori “pushtoi” Haitin ku persona të armatosur që i përkisnin një bande, siç njoftoi OKB hapën zjarr ndaj qytetarëve. Nga të shtënat u vranë 70 persona dhe 16 u plagosën rëndë.

“Anëtarët e bandës Gran Grif, të armatosur me pushkë automatike, hapën zjarr mbi banorët, duke vrarë të paktën 70 njerëz, duke përfshirë rreth 10 gra dhe tre foshnja,” tha Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

“Ne jemi të tmerruar nga sulmet e bandave të enjten në qytetin Pont-Sotte në departamentin Artimonit të Haitit”, tha përfaqësuesi i UNHCR-së në vend.

Sipas OKB-së, të paktën 16 vetë u plagosën rëndë në sulmin në orët e para të së enjtes, pasi anëtarët e bandës thuhet se dogjën të paktën 45 shtëpi dhe 34 automjete, duke i detyruar banorët të largoheshin nga shtëpitë e tyre.