Një person i armatosur me një armë gjahu ka marrë peng disa njerëz në një fushë ku luhej bowling në Nuneaton në Warwickshire të Anglisë.

Sipas medieve të huaja, një dëshmitar tha se ai kishte qenë bashkë me dy djemtë e tij në dhomën e zhveshjes kur ka shkuar në fushë dhe e ka gjetur atë të boshatisur ku dukej vetëm personi me armë në dorë.

Në zonë kanë shkuar rreth 30 policë të cilët po monitorojnë situatën, ndërsa u kanë bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë larg.