Një grua është vrarë dhe 7 të tjerë janë plagosur nga një person me thikë në një qendër tregtare në Poloni, ditën e sotme.
Një zëdhënës i policisë në qytetin Stalowa Wola tha se një 27-vjeçar banor i këtij i qytet u arrestua shumë shpejt pas sulmit të kryer pasditen e sotme në një nga qendrat tregtare në jugperëndim të këtij shteti.
Anna Klee, zyrtare policie bëri të ditur për agjencinë e lajmeve PAP se një 50-vjeçare mbeti e vrarë nga sulmi me thikë dhe të paktën 7 persona u plagosën.
“Ai po sulmonte njerëz nga prapa, duke i goditur me thikë,” i tha Klee për agjencinë e lajmeve PAP ndërsa shumë shpejt është vënë në prangat e policisë.