Një person është vrarë dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë pas një sulmi me thikë në periferi të Parisit.
Siç raporton televizioni francez BFM TV, para se të qëllohej ai ka bërtitur “Allahu Ekber”.
Sipas medieve lokale, autori është qëlluar nga policia.
Nuk ka ende asnjë konfirmim zyrtar për sulmin e ndodhur paraditen e kësaj të enjteje, por policia shkroi në Twitter se një operacion po zhvillohej në Trappes.
Televizioni francez BFM raportoi se autori i sulmit ishte strehuar në një shtëpi para se të qëllohej nga policia.
Një burim policor tha se shkaqet e sulmit dhe profili i autorit janë nën hetim.