HELSINKI, 6 maj 2013– Udhëtarët janë terrorizuar kur një prej motorëve të një avioni ka marrë flakë sapo është ngritur nga pista,15 minuta pas largimit, mijëra metra mbi tokë.

Ngjarja ka ndodhur në Helsinki dhe në bordin e avionit ndodheshin 168 pasagjerë.

Motori i majtë shpërtheu dhe mori flake gjatë fluturimit, duke e lënë atë të fluturojë me vetëm një motor.

Një fotograf ka kapur në aparatin e tij momentin e marrjes flakë të motorit.

Avioni u rikthye në mënyrë emergjente në pistën e Helsinkit vetëm 20 minuta pas marrjes flakë të motorrit rreth orës 06:00 të shtunën.

Dëshmitarët okularë raportuan se kanë dëgjuar një zhurmë të fortë përmes avionit.

Një zëdhënës për Helsinki-Vantaa aeroport ka thënë: "Një avion i Lufthansa ka bërë një ulje emergjente në aeroportin e Helsinkit të shtunën në mbrëmje për shkak të një anomalie në motorin e aeroplanit. '

'Avioni u ngrit nga aeroporti i Helsinkit, por piloti e ktheu avionin përsëri në Helsinki pas rreth një orë më vonë, sepse një anomali u zbulua në motorin e tij.

'Piloti informoi kullën e kontrollit të aeroportit në lidhje me problemet e ndodhura në motor.'

Avioni arriti në tokës në mënyrë të sigurtë në aeroportin e Helsinkit pa patur ndonjë plagosje dhe 162 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit u dërguan në një hotel.

Një hetim i plotë ka për avionin Airbus për të përcaktuar shkakun e saktë të aksidentit.

Firma Franceze, e cila ka prodhouar aeroplanin më të madh në botë A380, ende nuk ka konfirmuar nëse ata do të pezullojnë fluturimet e mëtejshme të A321.