Një grua është vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi me thikë në qendër të Londrës.

Sipas policisë, ky sulm mund të ketë lidhje me terrorizëm dhe kanë arrestuar një 19-vjeçar në vendin e ngjarjes pak para mesnatës, në “Russell Square” në zemër të qytetit, si autor të dyshuar.

“Terrorizmi është një nga fushat që hetojmë”, ka thënë policia e Londrës. Megjithatë në një deklaratë të dytë, policia tha se edhe problemet mendore të autorit mund të jenë shkaku që sollën sulmin. Por sërish nuk e kanë përjashtuar terrorizmin.