*Presidenti shpall gjendjen e jashtezakonshme. Mbeten të mbyllur në stadium tifozët

14nëntor 2015 – Të tjera sulme dyshohet se mund të ndodhin në Paris. Pas tre sulmeve të para në orën 22:00, të shtëna të tjera u dëgjuan në një qendër tregtare. Për momentin rapotohet për 100 persona që po mbahen peng në një sallë koncertesh, ndërsa 60 persona kanë vdekur. Presidenti francez, sapo doli në një deklaratë për shtyp, duke thënë se ka shpallur gjendjen e jashtezakonshme dhe ka urdhëruar mbylljen e kufijve, për të ndaluar çdo element të rrezikshëm të shkelë në tokën franceze. Sipas tij, situata është tejet e rëndë, por beteja kundër terroristëve nuk është ndalur.

Në stadiumin ku po luhej ndeshja mes Francës dhe Gjermanisë vazhdojnë të jenë të bllokuar tifozët për shkaqe sigurie. Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos dalin nga shtëpia për shkak të gjendjes së alarmit.

/portali DurresLajm/