26qershor2015 – Në mes të muajit të Ramazanit terroristët e ISIS marrin jetë njerëzish të pafajshëm. Në plazhet e Tunizisë u ekzekutuan sot 37 turistë perëndimorë, të cilët po kalonin pushimet në brigjet e Mesdheut. Persona ende të paidentifikuar si në emra dhe numër janë afruar në bregdet, duke mbajtur të fshehur kallashnikovët nën çadra plazhi e më tej hapën zjarr me breshëri.

Pamjet e transmetuara nga mediat e huaja janë shokuese. Viktimat janë nga shtete të ndryshme, të cilët ishin sistemuar në dy prej hoteleve, rreth 140 km nga kryeqyteti i Tunizisë. Dyshohet se autorët janë anëtarë të grupit terrorist të ISIS, të cilët patën lëshuar thirrje për të vrarë jobesimtarët, pikërisht në muajin e shenjtë për myslimanët. Një terrorist i dyshuar u vra nga policia dhe të tjerë u shoqëruan për t'u verifikuar nëse janë implikuar në këtë sulm.

Vetëm 3 muaj më parë, në një muze në Tunizi u vranë disa turistë të huaj që po vizitonin vendin. Ngjarja e sotme me 37 viktima ndodhi në të njëjtën ditë me aktin terrorist në Francë, kur iu pre koka një punëtori fabrike.

 

 

 

Agjencia e lajmeve “Dyrrah”