13nëntor 2015 – Tronditet Franca nga tre sulme të njëpasnjëshme, duke u regjistruar dhjetëra të vdekur e shumë të tjerë të plagosur. Dy shpërthime dhe një sulm me automatik në një restorant pranë stadiumit ku luhej ndeshja miqësore Francë-Gjermani ndodhën njëri pas tjetrit.
Presidenti Francois Hollande, i cili po ndiqte ndeshjen në stadium, urdhëroi evakuimin e menjëhershëm dhe vetë ai u transportua në vend të sigurt nga rojet. Të shtëna po vazhdojnë ende dhe e kanë bërë të pamundur saktësimin e numrit të viktimave.
Në restorantin “Cambodge”, në një bar dhe në zonën pranë “Stade de France” raportohen njerëz të gjakosur në rrugë. Deri tani nuk e ka marrë përsipër asnjë person apo organizatë sulmin e përgjakshëm, i cili pas masakrës në revistës “Charlie Hebdo” është akoma më i rëndë për francezët.
Më herët, në hotelit ku qëndronte skuadra gjermane u njoftua për bombë, por alarmi rezultoi i rremë.
/portali DurresLajm/