12 gusht 2015 – Mesfushori i Fenerhbaçes dhe i kombëtares së Turqisë, Mehmet Topal i ka shpëtuar një atenati. Ai ka qenë objektiv i një sulmi terrorist teksa po kthehej në shtëpi nga stërvitjet e gjigantit turk. Por, fatmirësisht makina e Topalit ka qenë e blinduar dhe plumbi nuk ka mundur të depërtojë brenda në makinë.
“Ky sulm është një akt i armatosur terrorist. Ne dënojmë sulmet dhe shpresojmë se autorët e krimit do të dalin para drejtësisë”, thuhet në reagimin e Fenerbahçes.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/