26 qershor 2015 – Një tjetër sulm terrorist ka goditur Francën.
Një person është gjetur sot me kokë të prerë, ndërsa disa të tjerë janë plagosur nga një shpërthim në një uzinë gazi në Greboble, në juglindje të vendit.
Dyshohet se pas sulmit qëndrojnë militantë islamikë. Mediat e huaja raportojnë se të paktën dy persona shpërthyen derën e magazinës me një makinë. Pas sulmit njëri prej tyre ka mundur të largohet, ndërsa tjetri është arrestuar nga policia. Hetuesit gjetën disa banderola në gjuhën arabe në vendin e ngjarjes. I arresturi ka deklaruar se është anëtar i ISIS.
Kjo ngjarje e rëndë vjen gati 6 muaj pas sulmeve terroriste në Paris, në redaksinë e revistës satirike “Charlie HEBDO”.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/