1korrik 2015 – “Martese” është emri i operacioni të zhvilluar në Itali e Shqipëri për të arrestuar personat që bashkëpunojnë me organizatën terroriste ISIS. 10 persona, mes tyre 5 shqiptarë, u arrestuan sot në Milano, Bergamo e Grosseto si dhe pritet që të përfundojë me arrestime në Shqipëri. Sipas mediave italiane të arrestuarit kanë lidhje me organizatat terroriste. Emrat nuk bëhen të njohur, por policia deklaron se, mes të arrestuarve ndodhen dhe prindërit e një vajze italiane të konvertuar në myslimane. Maria Gulia Sergio është e martuar me një shqiptar, i cili ndodhet në Siri dhe po lufton për xhihad. Ka dyshime se personat përveç rekrutimeve për të çuar njerëz në Siri planifikonin dhe sulme terroriste në Europë.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”





