Policia e Bulqizës shoqëron 8 persona si dhe shpall në kërkim një nga autorët e dyshuar të ngjarjes së ndodhur gjatë natës, kur tre persona kanë vjedhur me dhunë në banesën e shtetasit A.M, banues në Bulqizë.
Një gurp i posaçëm hetimor nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër po kryen veprimet për zbardhjen e ngjarjes.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë mbështetur dhe nga efektiv të D.V.P. Dibër, pas marrjes së njoftimit menjëherë kanë shkuar në vendngjarje ku nga veprimet e para hetimore kanë konstatuar se shtetasi A.M, 50 vjeç, së bashku me bashkëshorten B.M, 37 vjeçe, në momentin që kanë hyrë në banesën e tyre duke parkuar automjetin tip Benz, tre persona të maskuar që dyshohet se posedonin dhe armë zjarri, i janë futur në banesë, kanë kontrolluar për sende me vlerë, dhe më pas janë larguar duke marrë automjetin tip Bnë pronësi të shtetasit A.M.
Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative shërbimet e Policisë kanë shoqëruar si të dyshuar për ngjarjen 8 shtetas, si dhe është shpallur në kërkim një shtetas tjetër, si një ndër autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje, ku për arsye hetimi nuk bëhen me dije të dhëna të tjera.
Po në vijim të punës për zbardhjen e kësaj ngjarje shërbimet e policisë kanë bërë të mundur gjetjen e automjetit, të braktisur.
Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.





