Shoferi i bandës së “Audit” të verdhë, e cila për disa ditë me radhë në janar të këtij viti, shkaktoi vjedhje e panik në rrugët e provincat e zonës verilindore të Italisë, ka rënë në prangat e policisë pas 8 muajsh ndjekje.
Bëhet fjalë për një 36-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, që është arrestuar në Greqi.
Mediat italiane raportojnë se shqiptari u kap nga policia e Venecias në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë.
Makina e vjedhur në Milano më 26 dhjetor 2015, i shpëtonte gjithmonë policisë, derisa sa u gjet e djegur mes komunave One’ di Fonte dhe Asolo të Trevizos.
Tre shqiptarët udhëtonin me të me shpejtësi 270 km në orë duke shkaktuar dhe një aksident rrugor, ku mbeti e vdekur një shtetase ruse.





