22shtator 2015 – Nuk kanë kaluar 2 javë nga momenti kur kryebashkiaku i Tiranës i dorëzoi çelësat e shtëpisë së re këngëtarit Tonin Tërshana. Sot në mbrëmje, Tërshana ndërroi jetë në spital. Ai vuante nga një sëmundje e rëndë, që sot i shkaktoi vdekjen. Lajmi i rëndë u bë i ditur nga familjarët e tij. Tonin Tërshana ndërroi jetë në moshën 66-vjeçare.

Ai mbante titullin “Mjeshtër i madh”. Megjithë titujt e shumtë, Tërshana ishte një ndër personat e pastrehë, të cilit iu dha çelësi i shtëpisë së re pak ditë më parë, por që nuk mundi ta gëzonte.

/portali DurresLajm/