Tesla ka arritur 1 trilion dollarë të hënën, një moment historik suksesi për Elon Musk. Kjo vjen pasi Hertz porositi 100 mijë automjete për të ndërtuar flotën e saj me qira të automjeteve elektrike deri në fund të vitit 2022.

Është blerja më e madhe ndonjëherë për automjetet elektrike dhe përfaqëson rreth 4.2 miliardë dollarë të ardhura për Tesla-n.

Të hënën, aksionet e Tesla-s u rritën me 7.7% duke shënuar lëvizjen e saj më të madhe që nga prilli. CEO i kompanisë, Elon Musk festoi momentin historik në Twitter një minutë para mbylljes së tregut.

Në klubin e kompanive që vlerësohen 1 trilion dollarë, futen gjithashtu dhe Apple, Microsoft, Alphabet dhe Amazon.

“Tesla është lider në makinat elektrike, bateritë dhe autonominë. Kompania gjithashtu ka një numër teknologjish dhe veçorish që e lejojnë atë të jetë në nivel të lartë në makina dhe energji në afat të gjatë.”, tha analisti Adam Jonas.